E BUJSHME/ Dy skuadra e mëdha angleze kërkojnë Hysajn

E ardhmja e Elseid Hysajt me shumë mundësi nuk do të jetë te Napoli. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka kaluar tri sezone shumë të mira me të kaltrit, por tashmë ka ardhur koha që ai të ndryshojë ambient, për të fituar stimuj të rinj.

Sipas mediave angleze, dy ekipet e njohura Chelsea dhe Manchester United janë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm.

Maurizio Sarri kërkoi që të nënshkruante verën e kaluar pas kalimit nga Napoli tek Chelseam por ai qëndroi te ekipi italian duke besuar në projektin e presidentit, Aurelio de Laurentiis.

Chelsea është e dënuar me dy sensione merkatoje nga UEFA, ndërkohë që edhe vetë Sarri duket se është i vendosur për t’u larguar. Një transferim i mundshëm te Manchester United, do të ishte një hap i madh në karrierën e tij, pasi “Djajtë e Kuq” në fakt janë ekipi që kanë nevojë më shumë për një mbrojtës krahu. /R.Lika-Koha Jone/