PS çel zyrtarisht fushatën, Balla paralajmëron opozitën

Hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste e bëri kreu I grupit parlamemntar të kësaj partie, Taulant Balla. Ai deklaroi se këto zgjedhje do ti japin mundësinë PS të qeverisë edhe në ato bashki ku nuk drejton aktualisht dhe kjo sipas tij do të sjelli ndryshime rrënjësore për qytetarët.

“Kemi qeverisur me sukses në 30 bashkitë e vendit dhe 30 Qershori I jep mundësinë vendit dhe të 61 bashkive të drejtohen nga njerëzit e duhur dhe të bëjmë ndryshimet rrënjësore.

Pë rata që kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve kam një paralajmërim; cënimi I procesit zgjedhor është krim dhe ai që tenton të bëjë qoftë edhe shkeljen më të vogël do të përballet me ligjin.

Ne në kqëto zgjedhje do ti japim mundësinë edhe Shkodrës, Gjiriokastrës, Lezhës dhe bashkivë që aktualisht nuk drejtohen nga Partia Socialiste të prekin ndryshimet rrënjësore nga drejtuesit e rinjë”, tha Balla.