Dua Lipa lë pas Rita Orën, Adele. Por reagimi i Orës është epik

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtare shqiptare të cilat kanë arritur majat e suksesit në karrierën e tyre muzikore duke bërë krenar të gjithë popullin shqiptar dhe kosovar.

Së fundmi, janë bërë nominimet për artistët më të dëgjuar në Britani dhe Dua Lipa kryeson në këtë listë duke lënë pas Rita Ora dhe shumë emra të njohur të industrisë së muzikës.

Këngëtarja shqiptare ka kaluar edhe Adelen, e cila njihet si artiste që pothuajse çdo herë qëndron e para në këtë listë.

Rita Ora ka postuar një fotografi në llogarine e saj te Instagramit, Instastory, në të cilën shkruan “shumë mirë”, ndërsa ka mbuluar emrin e Dua Lipes, që gjendej e para në tabelë.

Epo na mbetet të themi se dyshja akoma nuk e kanë kaluar zënkën e tyre.

Image