Vetëm 2 sekrete: Si i hoqi Gjiko 10 kile?

Reperi Gjiko duket se është i vendosur për të bërë ndryshime me trupin e tij. Kaq shumë, sa ka mundur të heqë plot 10 kilogramë. Çështja është (për të gjithë ju të interesuarit) si ia doli? Në një postim të disa orëve më parë, babai i vogëlushit Zëri (nga martesa me Elita Rudin) ka zbuluar se dy janë çelësat e suksesit të tij: dieta ketogjenike dhe crossfit-i.

Ku konsiston dieta ketogjenike?

Pikë së pari, dieta këto u prezantua në vitin 1920 dhe filozofia e saj qëndrore është “më pak karbohidrate e shumë më shumë yndyrna”. Tepër e preferuar nga Kim Kardashian apo Gwyneth Paltrow, dieta në fjalë duket se ofron rezultate të shpejta, ndonëse mjekësia ende ka shumë rezerva rreth saj.

Le të flasim si fillim rreth efikasitetit të saj. Shoqata e Dietologëve të Australisë, pasi analizoi regjimin në fjalë vuri re se “pa dyshim që personat të cilë ndjekin dietën Keto do të bien shumë shprejt nga pesha”.

“Kur yndyrnat e dietës metabolizohen në energji, prodhohen nënprodukte të quajtura “ketone bodies”, molekula që formohen nga mëlçia, nga acidet yndyrore. Ato përdoren nga indet e trupit, muskujt dhe truri. Ky proces njihet si “ketosis”. Trupi hyn në ketosis gjatë kohës së një kufizimi të ashpër të energjisë, si gjatë agjërimit, urisë, apo ushtrimeve intensive të stërzgjatura.”shprehen dietologët.

Çështja është që (si çdo e mirë e ka një të keqe) për shkak se dieta është e ulët në fibra, simptomat gastrointestinale mund të çojnë edhe në kapsllëk. Kjo për ekspertët do të thotë një rrezik më i lartë i kancerit të zorrëve, në terma afatgjatë.