Cana batuta dhe përqafime me Pochettinon një ditë para finales së Championsit (VIDEO)

Lorik Cana pas lënies së futbollit të luajtur ka nisur një karrierë të re si analistit sportiv në “Tring”, duke komentuar paraqitjet e yjeve të futbollit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka udhëtuar në Madrid për të qenë i pranishëm në finalen e Champions League.

Një ditë para ndeshjes mes Tottenham dhe Liverpoolit, ai ka pasur një takim shumë të “ngrohtë” me trajnerin e “Spursave” duke shkëmbyer batuta dhe përqafime.

Trajneri i Tottenhemit, siç shihet edhe në video, ka qenë duke biseduar me ish-sulmuesin argjentinas Hernan Crespo. Cana është afruar aty dhe duke i shpjeguar Crespo-s njohjen e vjetër me Pochettinon, përqafohen së bashku me trajnerin e Tottenhamit dhe nisin batutat. “E kam pasur kapiten te PSG-ja që kur unë isha 16 vjeç”, dëgjohet të thotë Lorik Cana.

Nisin batutat dhe më pas Pochettino i thotë ish-kapitenit të Shqipërisë se e kishte kujtuar pak ditë më parë teksa po bisedonte me portierin Hugo Lloris.