Rruga Milot-Balldren, Vasili: Deputetët përgjegjësi penale për grabitjen e 330 milion eurove

Zyrtari i lartë i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për atë që opozita e quan si grabitje në rrugën Milot-Balldren. Përmes një postimi në facebook, Vasili thotë se sot deputetët do votojnë këtë koncesion do të ketë përgjegjësi penale dhe morale. Sipas tij qeveria çon në Parlament projektin për t’ju fshehur përgjegjësisë. ”Deputetët që do ta votojnë do të marrin përsipër përgjegjësinë penale dhe morale për grabitjen e 330 milion eurove, për dy rrugë krejt të parëndësishme dhe që realisht kushtojnë dhjetra herë më pak se sa ato që qeveria ka bërë pazar me kompanitë ndertuese”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Qeveria ben deputetet bashke fajtore ne grabitjen e koncesionit te rrugeve Milot-Balldren dhe Orikum Dukat! Skandali i grabitjes kolosale te qindra milione eurove te koncesionit te Rruges Milot- Balldren dhe Orikum-Dukat eshte kaq i madh sa qe kryeministri dhe qeveria po i miraton ato ne Parlament.

Kushdo deputet qe i voton ato behet bashkefajtor ne vjedhjen kolosale te parave te shqiptareve. Per qindra milion eurot e vjedhura ne keto rruge kryeministri kerkon qe te heqe pergjegjesine nga vetja dhe tua lere deputeteve ne kurriz. Ne cdo lloj forme miratimi kjo mbetet vjedhje, por ne kete rast qeveria kerkon te fshihet pas parlamentit dhe pas pergjegjesise kolektive per te shpetuar veten.

Deputetet qe do ta votojne do te marrin persiper pergjegjesine penale dhe morale per grabitjen e 330 milion eurove, per dy rruge krejt te parendesishme dhe qe realisht kushtojne dhjetra here me pak se sa ato qe qeveria ka bere pazar me kompanite ndertuese.

Per te gjitha koncesionet e tjera qeveria e ka perbuzur parlamentin dhe i ka miratuar vete ato. Pikerisht per kete qellim qeveria bllokoi me vite projektligjin e LSI qe kerkonte qe koncesionet te miratoheshin ne parlament, sepse te vertetat e skandaleve do te dilnin sheshit. Ndersa sot qe parlamenti eshte thjesht noterizues i verber i grabitjes se parave te qeverise, ajo ja con parlamentit per ta votuar thjesht dhe vetem per te shperndare pergjegjesine dhe per ta bere ate kolektive e per te bere bashkefajtore deputetet. Deputete hapni syte…..