Ja çfarë deklaronte Rama për presidentin Donald Trump (VIDEO)

Pak para zgjedhjeve në SHBA, kryeministri Edi Rama ishte ndër politikanët e vetëm botërorë që sulmonte kandidatin për president, Donald Trump.
Në një intervistë dhënë në Klan Kosova në vitin 2016, Rama shprehej hapur se Trump është një kërcënim për botën.
“Unë e kam thënë hapur atë që e mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem që ta përsëris as këtu, as kudo që të jetë, as shqip e as anglisht, që Donald Trumpi është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim për raportet shqiptaro – amerikane. Që i bie, mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin për President. Do të ishte një president që i bën dëmë të mëdha amerikës, dhe do të ishte një kërcënim real për raportet shqiptare me Amerikën”, ka thënë Rama në një intervistë dhënë gazetarit Baton Haxhiu.