FOTOLAJM/ Gjuzi në Kuvend me laptop, nuk harron fansat në facebook

Seancat plenare janë të mërzitshme dhe shpesh herë edhe të padurueshme jo vetëm për publikun që i ndjek por edhe vetë deputetët.

Nëse i vëzhgon me vëmendje shumicën e tyre i gjen me sy në telefon ndërsa foltorja është e zënë me diskutantin e radhës.

Por ndërsa ish-kryeministri Berisha ishte i pandarë nga  Ipad-i, edhe deputeti i ri në Kuvend Kujtim Gjuzi është po aq tradicional sa vetë partia Konservatore që drejton.

Para tavolinës së tij kishte vendosur laptopin personal ku fare mirë shihet i hapur facebook. Dhe një komunikim me ndjekësit asnjëherë nuk është i tepërt.

Jashtë vëmendjes së Gjuzit nuk mbeten as portalet, ku lexon çfarë këto të fundit shkruajnë për të.