Balla: Kësaj radhe nuk lëviz data e zgjedhjeve me një orë

Ndërsa vendi është në krizë politike dhe askush nga liderët politikë nuk po lëviz nga pozicioni i tij, këtë të enjte në Opinion janë diskutuar 5 skenarët që mund të ndodhin.
Fevziu ka prezantuar 5 skenaret e mundshme. I pari- Rama dorëhiqet, krijohet qeveri kujdestare dhe zgjedhjet e parakohshme; I dyti- Rama shkon në zgjedhje, PD dhe LSI jo. Zgjedhjet mbahen; I treti- Rama shkon në zgjedhje, vendi shkon në konflikt, zgjedhjet bllokohen; I katërti- Presidenti shtyn datën e zgjedhjeve për në vjeshte për të mbrojtur pluralizmin dhe për të shmangur konfliktin; I pesti- Opozita dhe mazhoranca dakordësohen për qeveri me bazë të gjerë. Basha në qeveri me Ramën.

Por ndërsa janë paraqitur këta skenarë, Taulant Balla, numri dy i PS tha se kësaj radhe data e zgjedhjeve nuk lëviz as me një orë.

Balla: Ne me numrin dy fituam në 25 qershor mandatin për të qeverisur. Shqipëria shkon në zgjedhje në 30 qershor, nëse PD dhe LSI mund të ndajnë mendjnë sa pa u printuar fleta e votimit… Ndoshta është rastësi, PS e ka numrin 30. Fshiji këto hipotezat e tjera. Shqipëria shkon në zgjedhje. Kësaj radhe nuk lëviz data e zgjedhjeve me një orë, ua them qytetarëve. Në orën 7 të mëngjesit në datën 30 qershor shqiptarët janë të lutur të votojnë

Berat Buzhala: Nuk mendoj një situatë ky dy partitë kryesore opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje. Jam tek Skenari i parë. Fillimisht kështu duket se nuk e kanë ndërmed të ikin, në vitin 2019 për një vend që do të futet në BE të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Skenari i parë ëhstë i vetmi.

Mustafa Nano: Unë përjashton 1 dhe 5. Përjashtoj situatën që zgjidhja bëhet 100 përqind sipas opozitës. Mund të ndodhi dhe 2, ose 3. Zgjedhjet do mbahen dhe mund të ketë tentativa për t’i prishur. Nëse opozita merr vendimin e madh për të prishur zgjedhjet, opozita e ka fuqinë.

Armand Shkullaku: Në datën 30 nuk ka zgjedhje pa opozitën, nuk do bëhen zgjedhjet. Zgjehdje në 2019 me një parti politike në garë është absurde, po të ishin kaq të qetë Rama nuk i bënte letra opozitës. PS po futet në fushatë, por s’ka asnjë kuptim. Me kë do garosh, me veten? Nxjerrja e bluzës e këto të tjera, për mua janë detaje që tregojnë se kryeministri do ndryshojë.

Fitim Zekthi: Mendoj se Rama do t’i shtyjë zgjedhjet. Do ketë një marrëveshje, nuk e di për një nga këta skenarë.

Iris Luarasi: Përjashtoj variantin e parë, përjashtoj sigurisht dhe variantin e tretë. Variantin e katërt dhe më thonë që është i mundur nëse ka iniciativë politike. Unë mendoj që opozita do ketë një marrëveshje, por jo qeveri të përbashkët. Do ketë dialog, qeveria e përbashkët ishte një eksperiment i bërë dhe nuk pati ndonjë rezultat.