Plagosi një shtetas në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet në Bulqizë i riu

Një 29-vjeçar, banues në Bulqizë është arrestuar nga policia për një plagosje me armë zjarri të ndodhur një javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në pranga ka rënë shtetasi A.M, banues në Bulqizë.

“Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M” thotë policia.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga  D.V.P.Tiranë.