Lorik Cana zbulon ngjashmërinë me të birin (Foto)

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica janë prindër të vogëlushit Boiken. Ish- futbollisti ka ndarë shpesh foto me të voglin dhe mund të themi që është i adhurueshëm e mbi të gjitha që i ngjan shumë të atit.

Mund të mendoni se ngjajnë, por ende nuk keni parë provën e madhe që e vërteton këtë ngjashmëri. Dje ish-kapiteni ka postuar një foto ku shfaqet me mamanë e tij në plazh rreth viteve 1985-1986, kur ishte ende fëmijë. “Mama dhe mini Liki. Dikur, viti 85-86 s’jam i sigurt”,- ka shkruar ai.