Të dëshpëruar për të shkuar në Europë (FOTO)

Këto foto të pabesueshme tregojnë sa të dëshpëruar janë emigrantët për të shkuar në Europë. Në to tregohet momenti kur policia kufitare gjeti një 20-vjeçar të futur në pjesën e kroskotit të makinës, në përpjekje për t’u futur në Spanjë nga Afrika e Veriut. Oficerët e policisë ndaluan 3 automjetet nga Beni-Enzar i Marokut, në një hark kohor prej 3 orësh të Shtunën.

Përveç tij, policia gjeti një emigrant të fshehur kroskotin e një mjeti të dytë, një tjetër u gjet nën sediljet e pame, ndërsa një i katërt i fshehur në një kamion, në një pozicion tepër të rrezikshëm, ku mund edhe të shtypej.

Emigrantët, në mesin e të cilëve ishte edhe një 15-vjeçare, u shpëtuan nga autoritetet spanjolle. Dy prej tyre, të moshës 20 dhe 21 vjeç, morën ndihmë mjekësore. Ata mësohet se shfaqën probleme me frymëmarrjen, çorientim dhe dhimbje në trup për shkak të kushteve të tmerrshme në të cilat udhëtuan.

Autoritetet arrestuan gjithashtu 3 marokenë të moshës 19, 30 dhe 31 vjeç, të cilët akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Secili prej tyre ishte shofer të makinave të llojeve të ndryshme, të gjitha marokene.