Leonardo i humbur? Luvri rreket të ngushtojë hendeqet e dyshimeve rreth autenticitetit që rëndojnë mbi “Salvator Mundi”-n e Leonardo da Vinçit

Nga: Albert Vataj

Pas 5 shekujve ende kjo pyetje është pa përgjigje. Askush nuk mund të ngrihet mbi dyshimet dhe të tregojë mbi të fshehtat dhe misterin që kodoi Leonardo në pikturat dhe afresket e tij. Ai është i gjithmonshëm dhe i gjithëpërfshirë, më e fuqishëm se çdo doktrinë dhe profet që erdhi dhe mbeti në kujtesën dhe filozofinë e njerezimit si kujtesë dhe urdhëresë.

“Salvator Mundi”, Shpëtimtari i botës, është ndoshta nga punët e Leonardo da Vinçit, e cila së bashkue me “Mona Lizën” dhe “Darka e fundit”, kanë përthithur një interesim sipëror si nga imituesit ashtu dhe nga shumëfishuesit e këtyre punëve, që mbeten emblematike në botën e artit, duke e vënë Leonardo da Vinçin në krye të listët së piktorëve, punët e të cilit kanë një interesim të tillë, sikur ata të jenë vetë magjia e krijimit. Një ndër këto punë është, Salvator Mundi.

Mjeshtra nga shkolla e Leonardos e deri në shekullin e XVII nuk kanë reshtur së trajtuari, duke ruajtur në tërësinë e veprës elementët shprehës dhe kodin e komunikimit mistik që vetë mjeshtri shkroi në punën themelore të kësaj parade. Edhe sot pas 500 viteve nga vdekja e Leonardos, ende bota është e befasuar dhe pa përgjigje se pse punët e këtij mjshtri kanë patur dhe kanë një interesim kaq të madh, si për artistët që ti kënë ato në galerinë e krijimtarisë së tyre, ashtu edhe për njerezit e thjeshtë, qoftë ata që duan ti shohin këto punë, apo të kenë në pronësinë e tyre të paktën edhe një fotografi nga pikturat e Leonardo da Vinçit.

Cili nga ne nuk ka një kontakt viziv me Xhokondën e famshme? Të gjithë, të gjithë janë të përfshirë nga një lloj tërheqje gati eterne përnga ato punë të pakta që la mjeshtri, por që derdhi në ta atë magji, atë dehje që vijon të joshë dhe të dalldisë njerëzit e të gjitha gjeneratave. “Salvator Mundi” është një emblemë e këtij pushteti të mjeshtrit mbi kohërat dhe ëndjen për përjetim dhe përfshirje, për pasion dhe prehje.

Salvator Mundi vjen respektivisht nga:- Ndjekës lombardin i Leonardo da Vinçit (ndoshta Marco d’Oggiono ), Sotheby’s
– Shkolla e Leonardo da Vinçit , Salvator Mundi (rreth 1503), Muzeu Dioqezan, Napoli
– Giampietrino , Salvator Mundi , shek 16, Instituti Detroit i Arteve
– Benedetto Diana , Salvator Mundi ( c. 1510 -. C 1520), Galeria Kombëtare , London
– Cesare da Sesto (1516-1517), kopje bashkëkohore, Ëilanóë Palace , Varshavë
– Andrea Previtali , Salvator Mundi (1519), Galeria Kombëtare , Londër
– Artist anonim flamand ( rreth 1750-75), Muzeu i Arteve të Bukura, Hjuston
– Marco d’Oggiono, Salvator Mundi ( rreth 1500), Galleria Borghese , Romë
– Shkolla e Leonardo da Vinçit , Shpëtimtari i botës (c. 1505), Muzeu i Arteve të Bukura të Nancy
– Giampietrino , Salvator Mundi (Shpëtimtari i Botës), gjysma e parë e shekullit të 16-të, Muzeu Pushkin , Moskë
– Gian Giacomo Caprotti, i njohur si Il Salaì , Krishti i ri, Salvator Mundi , Muzeu Ideal i Leonardo da Vinçit
– Albrecht Dürer, Salvator Mundi (n.1505), Muzeu Metropolitan i Artit , Nju Jork
– Vittore Carpaccio , Salvator Mundi (1510), Muzeu i Artit Isaac Delgado , Neë Orleans
– Joos van Cleve, Krishti në Salvator Mundi (rreth 1516-18), Louvre , Paris
– Michele Coltellini , Bekimi i Atit të Zotit (rreth 1500-30), Palazzo dei Diamanti , Ferrara
– Titian , Salvator Mundi (Bekimi i Krishtit ), (rreth 1570), Muzeu Vetmia , Shën Petersburg
– El Greco , Bekimi i Krishtit (Shpëtimtari i Botës), (rreth 1600), Galeria Kombëtare Skoceze , Skoci
– Jeronimo de Bobadilla , spanjisht, shekulli i 17-të, Muzeu i Hermitage , Shën Petersburg

Lista është edhe më e gjatë