Kamza bën “lëmsh” Kategorinë e Parë, FSHF merr vendimin për Shkumbini-Luzi

Skuadra e fundit që do të plotësojë grupet e Kategorisë së Parë, ku sipas të gjitha gjasave do të kalojë në grupin A do të luhet më 30 maj.

Është ky vendimi final i Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka zbuluar se ndeshja play-off për Kategorinë e Parë mes Shkumbinit dhe Luzi 2008 do të luhet këtë të enjte.

Në njoftimin e FSHF, thuhet se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit duke nisur nga ora 14:00.

“Ditën e enjte ora 14:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit do të luhet ndeshja play-off midis 2 ekipeve, Shkumbini dhe Luzi 2008, për të mësuar ekipin që do të ngjitet në Kategorinë e Parë, siç është njoftuar më herët:

” Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, në interpretim të rregullores së aktivitetit, dëshiron t’ju informojë në lidhje me skuadrën e cila do të plotësojë numrin e klubeve në Kategorinë e Parë për sezonin 2019-2020.

“Dy ekipet që humbasin ndeshjet play-off do të zhvillojnë një ndeshje finale midis tyre për të përcaktuar skuadrën e tretë që do të qëndrojë ose ngjitet në Kategorinë e Parë.“-thuhet në njoftimin e institucionit më të lartë të futbollit në vend.

Ky takim luhet për shkak se këtë vit nuk do të jenë 2 skuadra që bien nga Kategoria Superiore, por 1. Kjo për shkak se Kamza është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës për ta nisur sezonin 2019=2020 nga Kategoria e Dyt