FOTO/ Icardi ka këtë mesazh pas kualifikimit me vuajtje të Interit në Champions League

Mauro Icardi, nëse Naingolan nuk do të kishte shënuar mbrëmë, do të ishte njeriu fatal i Interit në sfidën ndaj Empolit.

Zikaltërve i duhej me patjetër fitorja dhe kur rezultati ishte 1-0, argjentinasi humbi penallti për të dyfishuar dhe për të mbyllur ndeshjen.

Kështu Empoli barazoi dhe u bë një ndeshje, për njerëz me zemër të fortë.

Icardi pas arritjes së objektivit të arritur, ka postuar në “Instagram”, një foto të gjithë skuadrës duke festuar me mbishkrimin: “Jeta nuk duhet të jetë perfekte, për të qenë e mrekullueshme”.

Një fjali që i shkon përshtat, paraqitjes së Interit dhe të vetë atij në ndeshjen e djeshme ndaj Empolit.