E zuri dheu poshtë, ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.

Viktima është 44-vjeçari Kastrijot Ndou.

Ky i fundit po punonte për shtrimin e kanalizimeve, për një impiant të ri në Acetificio Varvello.

Shqiptari ishte duke gërmuar një gropë dhe ndodhej në 3 metra thellësi.

Për fatin e tij të keq është shembur njëra anë e gropës dhe dheu e ka zënë poshtë.

Në vendngjarje erdhën karabinierët dhe ambulanca, por nuk mund të bënin asgjë.