Pas Ramës, edhe Balla kërcënon opozitën: 30 qershorin nuk e luan as topi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se kushdo që do të prekë procesin zgjedhor të 30 qershorit do të përballet me forcën e ligjit.

Në një takim me socialistët e Belshit dhe të Cërrikut, Balla deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta.  “Më 31 maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”,- deklaroi kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla.