Fotoja që habiti alpinizmin, trafik në majë të Everestit

Trafik njerëzish edhe në malin e Everest. Më shumë se 200 alpinistë të cilët po i drejtoheshin majës së tij, kanë krijuar trafik. Në këtë mënyrë, ata u detyruan që të prisnin në radhë për më shumë se dy orë në lartësi shumë të madhe duke rrezikuar ngrirjen.

Fotoja e shkrepur nga njëri prej alpinistëve tregon radhën e njerëzve njësoj sikur të ishin në hyrjen e një kinemaje.

Departamenti i Turizmit të Nepalit ka dhënë 378 leje ngjitjeje duke u nisur nga moti i mirë, një rekord historik ky që nga ngjitja e parë e suksesshme në këtë mal në vitin 1953.