Enveri i çon mesazh Ramës: Edhe unë të kam zili, mbyte këtë popull!

Qëndrimet e fundit të kryeministrit Edi Rama me letra publike ku fton për dialog, por thotë hapur se shpreson që “opozita të shuhet”, kanë sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe rrjetet sociale.
Qytetarët ndonjëherë tejkalojnë dhe politikanët në parashikimet e tyre duke e krahasuar Edi Ramën me ish-diktatorin Enver Hoxha.
Një video montazh me nota humoristike, i shpërndarë në Facebook, tregon se çfarë do t’i thoshte Enver Hoxha kryeministrit të PS-së, Edi Rama. “Edvin mor bir, i kalove të gjitha pritshmëritë e mia. U bëre që edhe unë vet të kam zili. Mirë ja bën këtij populli. Mbite, vëri shkelmin në grykë që të mos ketë takat të nxjerri më zë”,- është mesazhi që sipas qytetarëve Enver Hoxha do t’i çonte sot kryeministrit Rama.