Shehi për ftesën e Ramës: Tallje e madhe, nuk ka më kapacitet për dialog

Ftesa e Ramës për dialog nuk ka tunduar aspak opozitën e bashkuar. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në RTV Ora i cilëon një tallje letrat e tij.

Shehi: Jo për mua, por me atë që diskutuam në mëngjes kemi mendim të njëjtë. Kjo është një tallje e madhe që u bëhet shqiptarëve, opozitës. Një letër për konsum për të huajt, shqiptarët. Gjithë letra është tallje dhe mënyra e të shkruarit është qesharake. Është pjesa e shkrimtarit të munguar. Jemi popull i lodhur që të plotësojmë psikën e disa njerëzve që duhet të bëjnë një punë, duhet të qeverisin, duhet të bëjnë detyrat e shtetit.Atë që ka bërë me fjalë,tani e bën me shkrim.

I pyetur nëse do të ndryshonte ky qëndrim nëse Rama do të kishte përcaktuar një ditë dhe një orë për dialog, Shehi shprehet:

Shehi: Ky kryeministër nuk ka më kapacitetin për të bërë dialog, asnjë orë, asnjë ditë. Thjesht duhet të ikë.Ka 6 vjet që i prodhon këtë lloj historirash, ky është suksesi që Europa na lë në derë.

Për protestën e 25 majit, Shehi thotë se do të jetë më e madhja dhe paqësore.

Shehi: Do të jetë më e madhja. Ky është presioni dhe filozofia e protestës. Protesta do të jetë paqësore si të gjitha. Nuk është plagos asnjeri, përveç dy xhamave të thyera te Kryeministria. Popull më paqësor se ky për të protestuar nuk kemim pasur ndonjëherë.Protestat kanë thyer frikën e qytetarëve ndaj dhunës së Edi Ramës, askush nuk e ka frikë. Është një dordolec politik. Një njeri që vjedh lekët, e ka futur dorën në xhep të shqiptarëve do të paguajë çmimin e hajdutllëkut sipas traditës shqiptare.

Sa i takon reformës në drejtësi, Shehi ndan të njëjtin opinion me presidentin Meta por shton se ky i fundit është i vonuar në reagimin e tij.

Shehi: Presidenti foli hapur. Është vonuar pak. Ka marrë kurajon për të thënë se këtu reforma ka dështuar në njëfarë mënyre. E gjitha është e Edi Ramës. Deshi të përzejë Gjykatën Kushtetuese si i vetmi arbitër.Si Enver Hoxha. E rrëzoi me mënyrat e veta.Mund të vinte disa nga  zullumqarët e vet, por as këtë nuk deshi ta bëjë. Të gjithë të huajt bëjnë një bla-bla të madhe sikur këtu kemi sukses në fakt nuk e dimë kush është suksesi.Ku është reforma sot? Meta përtej defekteve që ka vet, ka bërë mirë që është kujtuar dhe ka kurajon të thotë disa të vërteta.