Sa vite kanë bashkë Jonida dhe Besniku?

E ftuar në “Xing me Ermalin”, aktorja bukuroshe Jonida Vokshi dha ekskluzivisht lajmin e bukur se së shpejti do të martohet.

Jonida zbuloi se është në një lidhje me Besnik Krapin, producent i mirënjohur nga Kosova dhe personalitet shumë i njohur në fushën e kinematografisë.

Ndonëse lidhja e tyre u mësua këtë muaj, burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Jonida dhe Besniku janë të lidhur prej 4 vitesh.

Ata kanë preferuar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë dhe të presin momentin e përshtatshëm për ta bërë publike.