E BUJSHME/ Agjencia italiane zbulon ditën kur Guardiola do të firmosë për Juven

Pep Guardiola te Juventus. Ky është lajmi i bujshëm që ka pushtuar mediat italiane dhe europiane. Pas njoftimit të lajmit se Allegrit do të largohej nga Juventusi, emri i trajnerit të Manchester City-it ka qenë një ndër më të përfolurit. Zhvillime të reja vijnë nga AGI, një nga agjencitë më mira të lajmeve në Italisë. Sipas raportimeve të fundit, Juventus dhe Guardiola kanë arritur një marrëveshje 4-vjeçare, nga e cila spanjolli do të përfitojë 24 milionë euro në sezon.

Lajmi është konfirmuar edhe me detaje të tjera më të hollësishme. Data e nënshkrimit është 4 qershor dhe ajo e prezantimi do të jetë më 14 qershor, pikërisht në ditët ku janë pezulluar edhe vizitat në stadiumin “Allianz Arena” dhe në muzeun e klubit.

Guardiola ka qenë kategorik për të ardhmen e tij në konferencën e fundit, por mesa duket takimi që pati me drejtorin sportiv, Paratici i ka ndryshuar mendjen. Nga klubi bardhezi ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar, apo indicie, por zhvillimet e fundit të shtyjnë të besosh se Guardiola është shumë pranë ekipit torinez dhe po negocion me City-in për t’u larguar. /R.Lika-Koha Jone/