Shisnin heroinë, pranga 24-vjeçarit në Durrës, në kërkim i vëllai

Një 24-vjeçar me banim në Durrës është arrestuar ditën e sotme për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa i vëllai, i cili e ndihmonte në veprimtarinë e paligjshme, është shpallur në kërkim.

Kapja e të riut është bërë pasi u dokumentua veprimtaria e tij e paligjshme në shpërndarjen e heroinës në doza të vogla, sipas porosive që bënin klientët.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në formë dozash. Në pranga një 24 vjeçar. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza më lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë .

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin :

-H.P., 24 vjeç ,banues në Shijak.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte në vëzhgim dhe në ndjekje nga shërbimet e policisë , pasi për të disponohej informacion se në bazë të porosisë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash .

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e kryente këtë veprimtari të kundraligjshme  në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin A.P., 28 vjeç, banues në Shijak , i cili u shpall në kërkim.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H.P., në vendin e quajtur “4 Rrugët e Shijakut”, duke i shitur disa doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë , shtetasit O.A., 35 vjeç,(përdorues) dhe nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.