Dorëheqja e Strache në Austri, Balla: Të largohet dhe Basha

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dorëheqjes së liderit të djathtë të FPO, Heinz-Christian Strache
në Austri pas publikimit në media të një videoje, në
cilën shfaqet Strache së bashku me nënpresidentin e partisë, Johan Gudenus, duke i ofruar një ruseje të pasur punë shtetërore në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij.

Përmes një postimi në Twiter Balla deklaron se në Shqipëri lideri i PD, Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 Milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djthtë në Washington dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.

Sipas Ballës, Basha për aferën e lobimit rus është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në Austri lideri i Partisë së Djathtë FPO Strache dha dorëheqjen pas rregjistrimit video me një mbështëse ruse në shkëmbim të mbështetjes politike. Në Shqipëri lideri i PD Basha përfitoi më shumë se 1 Milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djthtë në Washington. Basha është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri.