Interi merr “dritën jeshile” nga UEFA, gati blerje të mëdha në merkato

Interi mund të bëjë investime të mëdha në merkaton e kësaj vere, pasi kamarrë zyrtarisht një përgjigje pozitive nga UEFA në lidhje me Fair Play Financiar pasi kanë përmbushur me sukses kërkesat e qeverisë europiane të futbollit në marrëveshjen që kishin nënshkruar para 4 vitesh, duke dalë përfundimisht nga regjimi i “Settlement Agreement”.

 

E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir.Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi në bilancin e fundit nuk ka respektuar bilancet.

Interi ka mundësi që të rrezikojë dhe investojë shuma të mëdha në merkato, por duke ditur se pas 3 vitesh, do të sërish llogaritë.