Icardi sqaron tifozët e Interit: Ky është vendimi im!

Mauro Icardi nuk ka ndërmend që të largohet nga Interi, pavarësisht zërave të shumtë. Sulmuesi argjentinas, nëpërmjet një postimi në Instagram, i ka siguruar tifozët se ai i ka komunikuar klubit vullnetin për të qëndruar dhe se çdo lajm në medie të ndryshme, që insiston për të kundërtën, është i pavërtetë.

“Meqenëse kohët e fundit, organet e shtypit kanë dhënë lajme që nuk pasqyrojnë mendimin tim dhe vullnetin tim, më duhet të informoj tifozët tanë se disa herë i kam komunikuar shoqërisë qëllimin tim për të qëndruar tek Interi. Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. E kuptoj interesin e shtypit për të shitur lajme të rreme më shumë se për të sqaruar gjërat”, ka shkruar Icardi.