Rivaldo: Guardiola mund të rikthehet këtë verë në Spanjë

Legjenda braziliane, Rivaldo, është shprehur se strategu aktual i Manchester City-it, Pep Guardiola mund të rikthehet në Spanjë që këtë verë. Në një intervistë për “Betfair”, ai ka hedhur hipotezën e një rikthimi të bujshëm.

 

“Ai do të kërkojë sfida të reja në të ardhmen, synon projekte të reja. Madje nuk e përjashtoj që të largohet nga Manchester City që këtë verë. Sigurisht që ai është i lumtur te Citizens, por një ofertë e mirë nga Spanja do ta tundonte. Atij nuk i pëlqen të jetë larg familjes dhe miqve të tij. Mendoj se nostalgjia do të përcaktojë të ardhmen e tij.

Te Barcelona? Më kishte thënë se do të bëhej trajner, por kurrë nuk e imagjinoja se do të ishte kaq i suksesshëm. Ai çdo gjë e bën me shumë pasion dhe ndërton marrëdhënie shumë të mira me lojtarët”, deklaroi Rivaldo.