Deklaratë e fortë e Bashës: Jemi në situatë lufte, ndaj nesër ora 18.30 si në Luftë!

Situata në Tiranë po precipiton rrezikshëm nga përplasjet qeveri-opozitë. Mbrëmë jemi dëshmitarë të një përplasje masive, ku u hodhën bomba molotov, gaz helmues lotësjellës, i cili preku lagje të shumta të kryeqytetit, u ushtrua dhunë, u arrestuan mbi 51 persona dhe shumë të tjerë shoqëruar në polici. U dha live se si u rrah në mënyrë shtazarake, pa asnjë faj, shefi organizativ i PD Said Dollapi; jemi dëshmitarë se si gazi helmues mori shtëpitë e qytetarëve, të cilët ishin në punën e tyre në familje.

Jemi dëshmitarë se si bërtisnin gratë për fëmijët e vegjël të pushtuar nga gazi helmues në dhomat e tyre të gjumit.

Kryeministri Rama duket i vendosur për përballje dhe ndërkohë ka shtuar dhunën ndaj protestuesve, arrestimet dhe gazin. Rama thërret prokuroren e përgjithshme të Republikës në vend që ajo duhet të thërrasë Ramën dhe Bashën. Situata po shkon drejt një mini ’97 të cilin nuk e do asnjeri.

Lulzim Basha tha mbrëmë në ora 01.00 se jemi në situatë lufte pasi kryeministri shpalli luftën ndaj opozitës. Po sot ish-deputeti Klevis Balliu tha për news24 se nesër mbrëma në ora 18.30 para kryeministrisë do shkojmë si në luftë për LUFTE.

Po kështu sot në ora 12.26 Lulzim Basha rideklaroi se jemi para një junte ushtarake dhe do ti përgjigjemi me të njëjtën mënyrë. Ai me dhunë e ne me dhunë! Siç ja bëri Said Dollapit ne do t’ja bëjmë nesër mbrëma para kryeministrisë, shtoi Basha para protestuesve te drejtoria e policisë.

Nesër mbrëma para kryeministrisë në ora 18.30 do jetë një protestë-betejë si para një junte ushtarake, ka deklaruar edhe LSI.

Lulzim Basha në fund tha me zë të lartë se nesër mbrëma do ta rrëzojmë kryeministrin e juntës ushtarake, Edi Rama, ndaj hajdeni të gjithë ta përmbysim me çdo kusht e çdo mënyrë.