“Koha Jonë” feston 28 vjetorin e themelimit

(Kronika e televizionit “Ora News” për festën e themelimit të “Koha Jonë”)

Gazeta ‘Koha Jonë ka festuar 28 vjetorin e themelimit. Në festën e organizuar në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit kanë marrë pjesë drejtues të mediave, gazetarë, analistë  dhe politikanë, si Presidenti Ilir Meta, ish-Presidenti Rexhep Mediani, ish-presidenti Bamir Topi, etj,.

Themeluesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi ka përshëndetur me pak fjalë të pranishmit. Nikoll Lesi: “Ju falenderoj edhe njëherë për këtë përvjetor të 28-të.”

Në 11 maj 1991 me nismën e botuesit Nikoll Lesi, “Koha Jonë” nisi udhëtimin si media e parë e pavarur në vend. Eshtë media e parë dhe më e madhe e shtypit të shkruar shqiptar në historinë e shtypit të lirë mbarëshqiptar.

Nga radhët e “Koha Jone” dolën gazetarët më të mirë, të cilët në mbi 76 % të tregut të sotëm mediatik drejtohet nga ish-gazetarët e kësaj gazete të madhe.

Koha Jone mbetet gazeta e parë e lirë private dhe më e madhja e shtypit të shkruar shqiptar deri më sot.