Dhunohet ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi (FOTO/VIDEO)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në protestën tek Parlamenti. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është dhunuar nga Forcat e Rendit. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Policia i është vërsulur Vokshit.

Policia ka shoqëruar Sait Dollapi, sekretarin organizativ të PD-së, i cili i shte i pranishëm në protestën e sotme të opozitës. Vokshi është shfaqur përpara parlamentit duke kërkuar nga policia llogari për arrestimin e Dollapit.

“Ku e çuat Saitin. Po kërkojmë Saitin. Policia nuk na tregon ku është Saiti, është sekretari organizativ i PD. Kujt i gjuan ti. Na ndihmoni, ta gjejmë se ku është”, shprehet Vokshi.