Pochettino “ndez” merkaton: Pas 5 vitesh mbyllet një kapitull!

Mauricio Pochettino është në mesin e trajnerëve më të mirë në botë për momentin. Strategu i Tottenhamit ka ndezur merkaton, pasi ka vendosur në dyshim të ardhmen e tij edhe pse Tottenhami ka siguruar një biletë për në finalen e Championsit. Në konferencën për shtyp para duelit të radhazi ai ka sqaruar gjithçka.

“Do të flas me presidentin. Fillimisht kemi një moment shumë të rëndësishëm për të gjithë ne, finalen e Champions League dhe më pas do të ulemi në tavolinë. Pas 5 viteve, mund të mbyllim një kapitull.  Në qershor, kur nisëm përgatitjet, nuk ishte njëlloj. Tani e rëndësishme është që t’i kemi idetë e qarta për projektin dhe për sfidat që kemi përpara.

Mendoj se kam qenë i qartë që prioriteti në këto 5 sezone, ishte ndërtimi i stadiumit të ri. Tani jemi në finalen e Champions League për herë të parë në histori dhe kemi një nga impiantet më të bukura në botë, është një sukses i madh. Do të flas me presidentin, pasi ai është shefi dhe do të shohë se çfarë mendon ai dhe tifozët e mi”, deklaroi Pochettino. /R.Lika-Koha Jone/