Mesazhi ndërkombëtar, Basha: S’ka negociata pa dënuar vjedhësit e zgjedhjeve

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, mesazhi i ndërkombëtarëve është i qartë për vendin, se nuk do të ketë çelje të negociatave pa dënuar më parë ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash

“Hapja e negociatave, hapja e rrugës drejt Evropës, që është objektivi më i rëndësishëm i demokratëve shqiptarë sot kërcënohet qartë jo vetëm nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës, pandëshkueshmëria e tij dhe e ministrave të tij, por siç e kanë thënë 2 ditë radhazi, dy personalitete më me peshë të Bundestagut, pa shkuar në burg ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash. Sot kjo mori një stad të ri vetëdijësimi me 300 studentë të forumit të Partisë Popullore, partisë tonë nënë, kanë kuptuar kauzën tonë dhe për këtë arsye janë në krahun e rinisë shqiptare dhe nesër në orën 18 e 30 të rinjtë evropianë nga Gjermania, Britania, Franca do të jenë në krahun tuaj në goditjen kundër tiranisë së krimit, për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, u shpreh Basha.