Kapen në Kapshticë 25 emigrantë nga Siria

Ende refugjatët e shohim Shqipërinë, si rrugën e artë për të kaluar drejt vendeve të BE-së. Vijojnë ndalimet e emigrantëve të paligjshëm të cilët përpiqen përmes Shqipërisë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian.

25 emigrantë, mes tyre dhe 6 fëmijë, janë ndaluar në fshatrat kufitarë Vernik dhe Trestenik. Disa prej emigrantëve janë në gjëndje jo të mirë shëndetësore. Ata janë me shtetësi siriane dhe iraniane.

Pas marrjes së deklarimeve janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë. Ata po iu nënshtrohen procedurave të marrjes në pyetje në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit.