Gjysma e Tiranës pa energji elektrike, ja cilat janë zonat

Me datë 11 maj është parashikuar që gjatë intervalit kohorë 01:00-06:00 të ketë mungesë të energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit për abonentët, mësohet se zonat që do të mbeten pa energji elektrike në oraret e mësipërme do të jenë rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro” dhe rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.

Ndërkohë në intervalin kohor nga ora 09:00-16:00 pa energji do të jenë rruga “Fitnete Rexha” pjesërisht dhe rruga “Halit Bega”, pjesërisht.

Nga ora 9:30-15:00 gjithashtu do të kenë mungesë të energjisë elektrike  rruga “Mine Peza” pjesërisht, rruga “5 Maji” dhe rruga “Ferit Xhajko” pjesërisht.

Shkak i kësaj ndërpreje është ndërhyrja në disa kabina të përcjelljes së energjisë.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 11 maj

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datën 11 maj gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina në kryeqytet.

Pa energji do të mbeten këto rrugë: rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro”, rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht

09:00-16:00
Pa energji: rruga Fitnete Rexha pjeserisht, rruga Halit Bega pjeserisht.

ora 9:30-15:00
rruga “Mine Peza” pjeserisht, rruga “5 Maji”, rruga “Ferit Xhajko” pjeserisht