Zbulohet emri i djalit të Harry-it dhe Meghan

Pak orë pasi i prezantuan botës beben mbretëreore, princ Harry dhe Meghan zbulojnë emrin e djalit. Duka dhe dukesha e Sussex e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Dukesha Meghan preferoi të mos bënte daljen publike tradicionale pak orë pas lindjes, por priti dy ditë për të prezantuar të birin me gjithë botën. Meghan dhe Harry dolën në St George’s Hall në Ëindsor Castle për të përshëndetur gjithë botën me anë fotove dhe videove të para me bebushin në krah.

Meghan u shfaq e veshur me një fustan Givenchy, ndërsa Harry me një kostum ngjyrë gri. Princi mbante në krah të birin, i cili flinte i qetë. Prindërit e rinj dukeshin më të lumtur se kurrë teksa ndanë emocionet e tyre me publikun.

“Është magjike! Është e mrekullueshme! Kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur. Ka qenë një ëndërr! Kanë qenë disa ditë shumë të veçanta”, -ka thënë Meghan.

“Jemi shumë të emocionuar të kemi mes nesh gëzimin tonë të vogël”, -u shpreh princi Harry, ndërsa pyetjes se kujt i ngjan më shumë ai iu përgjigj: “Nuk mund ta dallojmë akoma. Të gjithë thonë se bebet ndryshojnë shumë dy javët e para. Do ta shohim si do ndryshojë përgjatë këtij muaji, kështu që nuk i dihet”- ka thënë princ Harry.