Të rinjtë e LRI dhe FRPD protestë para Kuvendit

Opozita ka vendosur që sa herë Kuvendi të mblidhet në seancë, të rinjtë e forumeve rinore, do të protestojnë përmes një proteste simbolike. Forumet rinore të LRI dhe FRPD, do të organizojnë sot një protestë simbolike para Parlamentit.

PD bën me dije se 28 të rinj do të mbajnë veshur bluza, ku në secilën prej tyre është stampuar flamuri i çdo vendi të Bashkimit Europian.

Ata gjithashtu do të mbajnë kartona të kuq nëpër duar, duke qëndruar përballë një maskotë të Edi Ramës, për të simbolizuar faktin qe BE i ka dhënë kartonin e kuq kryeministrit.