Luftëtari sfumon “perlën” e Dajës, Kukësi po mund pastër Skënderbeun (VIDEO)

Tirana ka barazuar 1-1 ndaj Luftëtarit në pjesën e parë të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të me Asion Dajën. Halili nis topin në zonë për Dajën i cili e kontrollon mirë dhe e godet në portë me roveshatë duke mposhtur Ruçin.

Në fundin e pjesës së parë një gabim i bardhebluve do të shfrytëzohej më së miri nga gjirokastritët, teksa me një veprim të bukur Dunga lë një top për Filin, që e ka të thjeshtë për të shënuar.

 

Në ndeshjen tjetër Kukësi po fiton 2-0 ndaj Skënderbeut. Në minutën e 20-të, Rrumbullaku jep një krosim të bukur në zonë për Reginaldon, i cili me një goditje të bukur me kokë arrin të mposhtë portierin Dajsinani. Në minutën e 42-të, pas një tjetër krosimi të Rrumbullakut, Reginaldo nuk arrin të godasë, por mbrojtësi Abazi e dërgon në rrjetën e tij. /Koha Jone/