Gola dhe spektakël në gjysmëfinalet e kthimit, zbulohet finalja e Kupës

Tirana dhe Kukësi janë dy finalistet e edicionit të këtij sezoni në Kupën e Shqipërisë. Bardheblutë fituan 5-3 ndaj Luftëtarit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një sfidë ku përveç pjesës së parë që përfundoi barazim 1-1, 45-minutëshi i dytë u dominua nga kryeqytetasit.

Daja, Cobinah, Ngo’o dhe Sentamu dy herë, shënuan për Tiranën, ndërsa gjirokastritët gjetën dy golat e tyre me anë të Filit në fund të pjesës së parë dhe Oshafit e Dungës në pjesën e dytë.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Kukësi fitoi ndaj Skënderbeut edhe në Korçë, këtë herë me rezultatin 1-3, ndërsa kaluan në finale me rezultatin e përgjithshëm 1-5.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh me anë të Reginaldos, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishuan shifrat, pas një autogoli të pafat të mbrojtësit Leonit Abazi. Në pjesën e dytë korçarët u munduan të rihapin takimin, pas golit të shënuar nga Bregu, por të besuarit e Gjokës mbyllën llogaritë në minutën e 58-të, pas golit të shënuar me anë të Valdet Ramës.