Mynyr Koni: Presidenti Meta, qëndrim prej shtetari

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është rikthyer në detyrë, pas 3 javësh pezullim nga detyra. Në një intervistë për ”RTV Ora”, Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Ilir Meta, pasi ka mbajtur në qëndrim prej shtetari. Nga ana tjetër Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini. ”Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës”.

Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Ilir Meta?

Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri.

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ju për t’ju dëgjuar dhe gjithë arsyetimin tuaj në lidhje me pretendimin e ministres së Arsimit, do të duhej të njëjtën gjë të kishte bërë edhe ministrja?

Është minimale, ministrja nuk gjeti kohën për të më pritur, takuar ose përcjellë pretendimet e saj në lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana e saj. Presidenti e gjeti kohën, më dëgjoi dhe vlerësoi dhe i paraqita dhe informacione të tjera të dokumentuara për të shpjeguar pretendimet e ministres në lidhje me kërkesën e saj.

Më herët e keni konsideruar si një vendim politik, gjithë reagimin e ministres Shahini, vijoni t’i qëndroni këtij mendimi?

Kjo është mëse e qartë, edhe nga analiza shteruese që ka bërë Presidenti kjo është një ndërhyrje e drejpërdrejtë në veprimtarinë e një institucioni të Rektorit të UT.

Si do të jenë marrëdhëniet me ministren e Arsimit?

Unë jam i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim. Nuk cënon asgjë në marrëdhënien e mia me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës. Marr përsipër që në çdo moment të jem i gatshëm për të bashkëpunuar, për ta çuar më tutje për ta thelluar reformën e arsimit të lartë dhe për ta ngritur aty ku i duhet Universitetin e Tiranës, bashkë me kolegët e mi.