Letoni/Xhaçka viziton dy efektivët e plagosur (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar dy efektivët e kontigjentit EOD, të plagosur një ditë më parë në Letoni. Xhaçka vizitoi major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL. Gjendja shëndetësore e Major Tanushit është e rënduar. Efektivi i FA ndodhet nën mbikqyrjen intensive të mjekëve.

Ministrja vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Mësohet se gjendja shëndetësore e Reshter Kapajt është shumë e mirë. Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak. Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë. Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.