Kultivonte bimë narkotike, policia prangos 19-vjeçarin

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas ndërsa një tjetër e proçedon në gjendje të lirë, pasi akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.

Strukturat e Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të kontrollit të territorit kanë bërë të mundur konstatimin e disa kubikëve të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sattiva në afërsi të kanalit kullues të fshatit Novoselë.

Njoftimi

Policia vë në pranga një shtetas ndërsa një tjetër e proçedon në gjendje të lirë.

Strukturat e Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të kontrollit të territorit kanë bërë të mundur konstatimin e disa kubikëve të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sattiva në afërsi të kanalit kullues të fshatit Novoselë.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit H.V., 19 vjeç, si autor i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dhe është proçeduar në gjendje të lirë shtetasi R.H., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.