Heqja e tabelave, PBDNJ: Dënojmë me forcë këtë akt vandal

Heqja e tabelave dygjuhëshe në bashkinë Finiq  ka shkaktuar reagime të forta vë vend. Partia e PBDBNJ-së, Bashkimi Demokratik  dhe OMONIA me një reagim të përbashkët kanë dënuar me forcë heqjen e tabelave, ndërsa këtë veprim e cilësojnë si “akt vandal”.

Sipas tyre, largimi tabelave përbën shkelje të të drejtave të minoritetit grek, që jeton dhe vepron në ato zona.

Reagimi i plotë

Në vazhdim të qëndrimit tonë publik të shprehur në deklaratën e përbashkët  me Bashkimim Demokratik të minoritetit etnik Grek  OMONOIA:

-Dëshirojmë edhe njëherë të shprehim indinjatën tonë dhe të dënojmë me forcë aktin vandal të heqjes së tabelave dy gjuheshe në Bashkine Finiq. Ky akt përben shkelje flagrante të të drejtave të pjesëtareve të Minoritetit Etnik Grek, siç ato burojnë nga Konventa kuadër e Këshillit të Europës, nga legjislacioni i vendit sikurse edhe nga politikat dhe praktikat europiane.

-Kryeministri Rama, “me qëndrime hiene natën dhe qingji ditën”, pretendoi dje arsye teknike qe çuan në këtë akt të papranueshëm dhe premtoi rivendosjen e tabelave. Edhe në rast se shterojmë vullnetin tone politik pozitiv dhe i konsiderojmë këto deklarata si të sinqerta, pyetjet e mëposhtme kërkojnë përgjigje:

  1. Përse tabelat u hoqën natën nën një klimë terrori dhe pranie të paarsyeshme policore?
  2. Përse nuk i parapriu këtij akti komunikimi dhe bashkërendimi institucional i veprimeve të Qeverisë me pushtetin vendor?
  3. Përse Qeveria e zotit Rama nuk i ka vendosur vetë tabelat dygjuhëshe në hapësirat ku jeton tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm Minoriteti Etnik Grek siç e kërkon Ligji për Mbrotjen e Pakicave Kombëtare i votuar qe në tetor 2017?
  4. Denoncojmë gjuhën e urrejtjes, por edhe të klithmave për përplasje etnike qe u artikuluan publikisht gjatë këtyre ditëve nga individë, grupe apo edhe forca politike dhe i drejtohemi Prokurorisë për shqyrtimin serioz të tyre.
  5. I kërkojmë Qeverisë ridimensionimin e politikave për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Minoriteteve në përputhje edhe me frymën dhe germën e vlerësimit të katërt të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, i cili u publikua në muajin mars 2019, duke amenduar dhe plotësuar legjislacionin, duke ngritur strukturat e duhura zbatuese, duke aplikuar projekte sistematike për informimin dhe formimin e opinionit publik në lidhje më të drejtat e Minoriteteve.