Vasili: Vetingu në polici u zhbë, dhe u kthye në një vegël shantazhi që përdoret nga “Rilindja”

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e konsideron skandaloze heshtjen e ndërkombëtarëve përpara zhbërjes e kapjes se Vetingut në polici.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social, Vasili shprehet se vetingu në polici u zhbë me argumentet “idiote të një Ministri të trashë, vulgar e të përdorur”.

Sipas tij, vetingu i tanishëm është një vegël e ndyrë shantazhi ndaj trupës së policisë, që përdoret nga duart e ndyra të rilindjes me qëllimin për ta kthyer policinë në një kamikaze dhe instrument kriminal të urryer antipopull.

Reagimi i Petrit Vasilit

Skandaloze heshtja e Nderkombetareve perpara zhbërjes e kapjes se Vetingut ne polici.

Vetingu ne polici u zhbë me argumentat idiote te nje Ministri te trashe,vulgar e te perdorur.

Pa u thare boja e Ligjit te miratuar te Vetingut ne polici, Ministria e Brendeshme me argumente leshi e ndryshoi,e zhbeu dhe e kapi.

Vetingu u mbeshtet ne parlament ne ate kohe nga LSI dhe me insistimin e saj u reflektuan edhe shume verejtje te nderkombetareve, vecanerisht te ICITAP-it, Misionit per policine i Ambasades Amerikane ne Tirane,qe qeveria e rilindjes i kishte perbuzur e refuzuar.

Eshte e pabesueshme heshtja e nderkombetareve perpara ketij shkaterrimi.

Kjo heshtje kontraston shume me zellin e tyre shproporcional per te folur per mjaft ceshtje,qe as nuk u perkasin fare, bile shpesh shkojne ne menyre kritike pertej mandatit te tyre diplomatik.

Edhe ushtrimi i vetem per te realizuar nje mirekuptim mes opozites dhe qeverise u rrenua perfundimisht bashke me cdo iluzion per dialog me kete qeveri politikisht dhe moralisht te shperbere.

Vetingu i tanishem eshte nje vegel e ndyre shantazhi ndaj trupes se policise,qe perdoret nga duart e ndyra te rilindjes me qellimin per ta kthyer policine ne nje kamikaxe dhe instrument kriminal te urryer antipopull.

Prandaj ky parlament i pacipe,qe me qetesi maskarenjsh voton te kunderten e atyre qe ka votuar po vete, meriton braktisjen dhe perbuzjen per shkak te kriminalizimit te tij.

Me ç’surrat do dalin ne rruge keta deputete te shnderruarr ne dhembe te kalbur ne gojen e Edi Rames,qe votojne asgjesimin e policise se shtetit.