Bulqizë, shkon në 93 numri i personave të helmuar nga uji

Shkon në 93 numri i personave të helmuar në Bulqizë. Burime të sigurta të Shëndetit Publik bëjne me dije se në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Sot punonjësit e Shendetit Publik kanë përgatitur disa fletushka dhe po i shpërndajnë në qytetin e Bulqizës në mënyrë që të sensibilizohen qytetarët për të mos përdorur ujin e çezmës. Nga ana tjetër edhe si një mënyrë sensibilizimi për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve nga bashkia deri më momentin e daljes së përgjigjës së analizave.