Rinas, 38-vjeçarit i sekuestrohen mijëra euro

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një 38-vjeçar dhe i sekuestrohen 26500 euro.

”Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në deklaratën e Policisë.