Nuk ia paguajnë punën, punëtorët shkatërrojnë oborrin

Në Cheshire të Anglisë, dy punëtorë punuan në shtrim të një oborri dhe punë të tjera shtesë, mirëpo pronari nuk ua pagoi punën.

Kjo ka bërë që dy punëtorët të shkatërrojnë gjithçka kishin ndërtuar, madje e kthejnë vendin më keq nga se ishte para se ata të punonin.

Dy punëtorët thanë se i kishin kërkuar pronarët që t’i paguante, mirëpo ai refuzonte. Kjo ka qenë arsyeja përse ata janë hakmarrë.

Njëri punëtor tha: “Po u hakmorëm. Ai (pronari) e meritonte. Nuk pagoi asnjë kacidhe, edhe pse bëmë gjithë atë punë”, raporton “Daily Mail”.

Madje, njëri punëtor thotë se afër iu ka shkuar edhe policia, e cila u bë kurioze se çfarë po ndodhte. Mirëpo, gjithnjë sipas punëtorit, edhe policia iku, pasi iu duk se punëtorët kishin të drejtë për atë që po bënin. Pronari i shtëpisë tashmë është pa oborr dhe pa pllaka të shtruara.