Basha: Rama kënaqet nga një selfie me Vuçiçin

Teksa ka prezantuar platformën e PD për fermërët, Basha është shprehur se prodhimet shqiptare nuk mund të dalin jashtë tregut të Shqipërisë dhe sipas tij, fajtor është Edi Rama. N

Nga Lezha, ai tha se prodhimet bujqësore nga Maqedonia, Kosova por edhe Serbia sillen në Shqipëri, por nuk çon asnjë prodhim në këto vende. Basha theksoi se për Ramën mjafton fasada, thjesht një selfie me Vuçi.

“Rënia dramatike e praktikave bujqësore, ka çuar në braktisjen e fshatit. Në Fier, stoku i lopëve ka rënë me 80%. Pse? Të merresh me blegtori dhe bujqësi është mallik, jo vetëm që nuk nxjerr lekë, por duhet të futësh lekë që të mbash këto investime. Shkatërroi skemën e subvencioneve. Ka braktisur fermerin Edi Rama. Ngritja e mekanizmave për të eksportuar prodhimet shqiptare. Fut gjithë prodhimet e Serbisë, Maqedonisë dhe nuk çon asnjë prodhim aty. Kur Edi Rama bën selfie me Vuçiç, aq i duhet. Prodhimet shqiptare do të jenë të para”, tha Basha.