Tubime për 1 Majin në Greqi, festohet me foton e Enver Hoxhës

Festa e 1 Majit në Shqipëri duket të jetë një ditë e zakonshme.

Megjithatë, në shtetin fqinj, në Greqi, kjo ditë është pritur me protesta të shumta.
Në fotot që janë publikuar në rrjet, shihet se ata kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshme për të protestuar.

Ajo që bie në sy, është edhe një foto e Enver Hoxhës.

Gjatë një tubimi në Greqi në flamurin e shpalosur duket ish-diktatori rus Josif Stalin dhe ai shqiptar, Enver Hoxha.