Dështon rinovimi te Napoli, Elseid Hysaj vetëm një hap larg Interit

Rinovimi i Elseid Hysajt te skuadra e Napolit ka dështuar, ndaj aventura e tij te kjo skuadër mund të quhet e përfunduar.

Mediat italiane raportojnë se menaxheri i futbollistit shqiptar, Mario Xhiufredi, ka planifikuar një takim me drejtuesit e Interit për të ardhmen e mbrojtësit.

Mësohet se edhe Luçiano Spaleti ka dhënë miratimin e tij, i shtyrë nga ndihmësi, Xhovani Martushelo.

Ky i fundit ishte ndihmësi i Mauricio Sarrit në periudhën kur ai dhe Hysaj ishin te Empoli dhe ndër personat që insistuan asokohe që mbrojtësi shqiptar të kalonte në ekipin e parë.

Kjo ka shtyrë zikaltërit të shohin me prioritet Hysajn si përforcim për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Hysaj ka bërë tifo që i vogël për Interin dhe nuk e ka fshehur asnjëherë një gjë të tillë, ndaj kalimi te zikaltërit do ishte zgjidhja perfekte.