Tjetër gafë e pabesueshme e De Geas, barazon Chelsea (VIDEO)

Nuk kanë fund gafat e De Geas te Manchester United. Portieri i njohur spanjoll nga një nga më të mirët, është kthyer në pikën më të dobët të ekipit të tij.

Në minutën e 44-të, Rudiger tentoi me një goditje nga distanca, që u ndal nga De Gea, por duke ja dhuruar topin më pas Alonsos, që ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.